Me përfundimin e paraqitjes së përfaqësueses së Maqedonisë U-20 në Lojërat Mesdhetare, dëshirojmë t’u shprehim mirënjohje të sinqertë të gjitha klubeve që dhanë pëlqimin që futbollistët e tyre të ishin pjesë e përbërjes së Maqedonisë U-20 dhe të merrnin pjesë në turneun ndërkombëtar.
E vlerësojmë veçanërisht mbështetjen e klubeve, duke pasur parasysh se Lojërat Mesdhetare zhvillohen në një periudhë që nuk është pjesë e kalendarit zyrtar të FIFA-s. Pikërisht për këtë arsye, vendimi i klubeve për t’u mundësuar futbollistëve të tyre t’i përgjigjen ftesës së kombëtares ka një rëndësi të veçantë për afirmimin e futbollit maqedonas.
Pjesëmarrja e përfaqësueses së Maqedonisë U-20 në Lojërat Mesdhetare, të cilat zhvillohen nën patronazhin e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, është një përvojë e rëndësishme për futbollistët e rinj nga Maqedonia dhe një mundësi për të marrë pjesë në një turne të fortë ndërkombëtar, në konkurrencë me përfaqësuese nga rajoni i Mesdheut.
Në të njëjtën kohë, dëshirojmë t’u shprehim mirënjohje edhe klubeve që, për shkak të detyrimeve dhe nevojave të tyre, nuk patën mundësi të jepnin leje për paraqitjen e futbollistëve të caktuar. Gjatë përgatitjeve dhe vetë turneut pati edhe disa vendime të vonshme për tërheqjen e futbollistëve të thirrur më parë, gjë që ndikoi më tej në mundësinë e stafit teknik për të pasur në dispozicion përbërjen e planifikuar. Këto janë rrethana objektive që janë pjesë përbërëse e sportit dhe që duhet të pranohen si të tilla.
Për Federatën e Futbollit të Maqedonisë, paraqitje të tilla janë një pjesë e rëndësishme e procesit të zhvillimit të futbollistëve të kombëtares dhe krijimit të një baze më të gjerë futbollistësh. Edhe një herë, mirënjohje për të gjitha klubet, futbollistët, stafin teknik dhe të gjithë ata që kontribuuan që përfaqësuesja e Maqedonisë U-20, të ishte pjesë e Lojërave Mesdhetare





