Vendimet e Komisionit Disiplinor pran FFM-së

Në mbledhjen e fundit të Komisionit Disiplinor pranë FFM-së u morën këto vendime:

Zlatko Ristov, trajner kondicional te KF Makedonija Gj.P., dënohet me ndalim të ushtrimit të funksionit për një muaj.

Kundër KF Makedonija Gj.P. fillon procedura disiplinore për shkak të organizimit të dobët, përkatësisht përdorimit të mjeteve piroteknike dhe hedhjes së objekteve në fushë në ndeshjen e javës së 3-të të Ligës së Dytë të Maqedonisë së Futbollit ndërmjet KF Makedonija Gj.P.- KF Pelisteri.

Kundër KF Shkupi 1927 AD fillon procedurë disiplinore për shkak të organizimit të dobët, përkatësisht hedhjes së objekteve në fushë në ndeshjen e javës së 3-të të Ligës së Dytë të Maqedonisë në futboll ndërmjet ekipeve të KF Shkupi 1927 dhe KF Teteks 1953.

Futbollisti i KF Tikvesh 1930, Laval Emanuel, dënohet me ndalim për të luajtur në 3 ndeshje.

FK Shkëndija e Haraçinës dënohet me 2.500 euro për shkak të organizimit të dobët, përkatësisht hedhjes së objekteve në fushë, pranisë së personave të paautorizuar në ambientet zyrtare dhe sulmit verbal ndaj gjyqtarit në ndeshje.