Këtë sezon, Bregallnica në fushën e vet nuk njeh asgjë tjetër përveç fitoreve. Në Shtip deri tani janë mposhtur Bashkimi edhe Arsimi, ndërsa sot skuadra e Shtipit pret që të arkëtojë tri pikë të reja edhe në përballjen me Shkëndijën e Haraçinës, e cila gjithashtu do të zhvillohet në termin e mbrëmjes.
Bregallnica hyn në këtë përballje pas humbjes nga Struga TL në transfertë, ndërsa orari deshi që shtipjanët ta nisnin këtë sezon me ndeshje jashtë fushe ndaj skuadrave më cilësore: Vardarit, Shkëndijës dhe Strugës TL. Tani është radha e një përballjeje në shtëpi me një tjetër ekip që do të luftojë për të mbetur në garën e ligës së parë, ndërsa pritshmëritë e tifozëve vendas janë tri pikë në shtëpi.
„Luajmë në shtëpi para tifozëve tanë besnikë, dhe kjo është një motiv dhe detyrim për ne që të japim maksimumin e mundësive tona. Në asnjë mënyrë nuk e nënvlerësojmë kundërshtarin, por synojmë fitoren që nga minuta e parë dhe do të sulmojmë që nga fillimi i ndeshjes. Pres që t’u rikthehemi fitoreve dhe ta gëzojmë publikun tonë. I ftoj tifozët që edhe një herë t’i mbushin tribunat e stadiumit në Shtip dhe në fund të festojmë të gjithë së bashku“, tha Martin Stojanov, golashënuesi i Bregallnicës.
Dueli Bregallnica – Shkëndija Haraçinë, luhet sot në orën 18:30.





