Bregalnica kthehet në Ligën e Parë, Skopje dhe Shkëndija e Haraçinës luajnë në play-off

Pas triumfit me 7:0 në duelin kundër Pobedës nga Prilepi, lojtarët e Bregallnicës nga Shtipi konfirmuan vendin e parë në tabelë në Ligën e Dytë të Futbollit të Maqedonisë dhe pas dy sezonesh po kthehen në futbollin elitar.

Stefan Kostov, Dino Miholov, Jordanço Naumoski, Kostadin Kapsarov, Nikola Taleski, Jovan Postolov dhe Martin Dimoski ishin golashënuesit për skuadrën nga Shtipi, i cili fitoi vendin e parë me 71 pikë, njësoj si Skopje i vendit të dytë, falë performancës së tij më të mirë në ndeshjet kokë më kokë.

Skopje festoi në shtëpi ndaj Detonit Plaçkovicës me rezultatin 5:1 dhe së bashku me Shkëndijën e Haraçinës, e cila triumfoi ndaj Kamenica Sasa me rezultatin 4:2, do të luajnë në ndeshjet play-off për një ngjitje të mundshme në Ligën e Parë.

Në ndeshjen e luajtur në stadiumin në lagjën Zhelezarë, lojtarët e Skopjes shënuan të pesë golat. Viktor Angelov shënoi dy herë, ndërsa Adnrej Stojanovski, Aleksej Slavkov dhe Jorgo Papuli, i cili shënoi edhe një autogol në minutën e 51-të.

Shkëndija e Haraçinës ka mposhtur si mysafir 4:2 Kamenica Sasa.

Zani Nazifi shënoi dy herë, Amir Nuhija dhe Vladimir Zoglev shënuan nga një herë, ndërsa golat për ekipin vendas u shënuan nga Filip Nikolovski dhe Gligorçe Efremov.

Ohri i vendit të katërt regjistroi fitore me rezultatin 7:1 në duelin kundër Sloga Vinicës, Teteksi triumfoi ndaj Golemo Konjarit me 7:2, Bellasica mposhti Prespën me 3:1 në vizitën e tyre në Resnjë, Kozhuvi festoi ndaj Vardarit me 5:0 në Negotinë, ndërsa në ndeshjen midis Novacit dhe Osogovës, kundërshtarët shënuan nga tre gola.

Vardari Negotinë, Slloga Vinica, Prespa, Pobeda Prilep dhe Golemo Konjari largohen nga gara e Ligës së Dytë, ndërsa Kozhuvi, Teteksi dhe Kamenica Sasa do të luajnë në play-off për mbijetesë.