AP Brera është pa fitore pas katër xhirove dhe me dy pikë të fituara, dhe që nga java e kaluar ka vazhduar punën pa Pançe Stojanovin, i cili dha dorëheqjen nga pozicioni i trajnerit kryesor. Ndihmësit e tij kanë vazhduar punën, dhe skuadra shpreson që sot, në shtëpi kundër Shkupit do të mund të arrijë deri te triumfi i parë në sezonin e ri.
Përveç trajnerit Pançe Stojanov, këtë javë nga klubi u largua edhe Martin Gjorgievski, i cili u transferua në Republikën Çeke dhe nënshkroi për Zbrojovka Brno. Kjo është sigurisht një goditje e madhe për ekipin e Brerës, të cilët do të përpiqen të kompensojnë largimin e lojtarit të kombëtares së të rinjve dhe njërit prej lojtarëve më me ndikim në skuadër me lojën e ekipit.
"Nuk dorëzohemi, përkundrazi, ne po shkojmë për fitore kundër Shkupit", thonë ata nga Brera.
Shkupi, skuadra e vetme pa pikë dhe me katër humbje në katër xhirot e Ligës së Parë deri më tani, do të luajë sot (ora 15:30) në stadiumin "Blagoj Istatov" në Strumicë.





