Brera në fund theu Shkupin, realizon fitoren e parë kampionale!

Skuadra e Brerës shënon fitoren e parë në Ligën e Parë të futbollin elitar, duke mposhtur Shkupin me rezultatin minimal 1:0. Goli i fitores u shënua nga Kire Stojanov në minutën e 85-të të ndeshjes.

Ishte një ndeshje e luftuar fort në Strumicë, dhe Brera tregoi pak më shumë, pikërisht për të fituar pikët.
Në fillim, Suhelj Muharem shënoi një gol për Shkupin në minutën e 18-të, por u gjykua në pozicion jashtë loje, dhe vendimi u konfirmua më vonë nga dhoma e VAR-it.

Në minutën e 48-të, Nikola Veliçkovski pati një rast për ekipin vendas, por gjuajti mbi portë nga krahu i majtë.

Në minutën e 60-të, Antovski krosoi nga një goditje dënimi, dhe Arizankoski e dërgoi topin me kokë, paksa në mënyrë të pasaktë.

Në minutën e 85-të, Brera më në fund kaloi në epërsi. Kire Stojanov mori topin në anën e majtë, arriti të çlirohej nga kundërshtari dhe të gjuante në këndin e kundërt, por fillimisht u deklarua në pozicion jashtë loje. Megjithatë, pas një kontrolli tre-minutësh të situatës në dhomën e VAR-it , goli i Stojanovit u pranua.