Nikola Serafimov: Nuk e kemi nënvlerësuar asnjëherë kundërshtarin, do të jetë njësoj edhe kësaj radhe

Përfaqësuesja e Maqedonisë vazhdon përgatitjet për ndeshjet e ardhshme, miqësoren kundër Arabisë Saudite (4 shtator, Pragë) dhe Lihtenshtajnit (7 shtator, Arena Kombëtare "Todor Proeski") në kuadër të kualifikueseve për Kupën e Botës 2026. Përfaqësuesja "A" e Maqedonisë, është kompletuar me ardhjen e Elif Elmasit dhe Darko Çurlinovit. Të dy firmosën zyrtarisht kontratat me klubet e tyre të reja. Elmas rikthehet te Napoli, ndërsa Çurlinov te Kocaelispor në Turqi.

Nikola Serafimov, mbrojtësi i Levskit të Sofjes, beson se duhet të përqendrohemi te ndeshja në Pragë, dhe më pas te ajo me Lihtenshtajnin. Sipas tij Maqedonia është favoritë në letër, por ai thotë se kjo nuk vlen në futbollin e sotëm.

"Mendoj se ndeshja e parë kundër Arabisë Saudite do të jetë një mundësi e shkëlqyer për të parë se në çfarë forme jemi. Kur vijmë të luajmë për ekipin kombëtar, të gjithë vijmë me një motiv dhe dëshirë të veçantë, japim çdo atom të fundit të forcës sonë. Duhet të përqendrohemi te ndeshja në Pragë dhe pastaj me Lihtenshtajnin. Jemi favoritë në letër, por kjo nuk vlen në futbollin e sotëm. Kur i rezervon tri pikët paraprakisht, kjo nuk është një gjë e mirë. Duhet të hyjmë në këtë përballje siç bëmë në të gjitha ndeshjet e tjera, ne si grup dhe ky staf trajnerësh, i cili nuk ka nënvlerësuar askënd dhe do të jetë njësoj edhe këtë herë. Tri pikët janë më se të nevojshme për ne."

"Një klub i ri, një mjedis i ri, fillime të reja. Ashtu siç jap gjithçka nga vetja këtu, e jap edhe në klub. Shpresoj që kapitulli i ri në karrierën time të jetë më i suksesshëm se ai i mëparshmi."