Përfaqësuesja e Maqedonisë U21 zhvilloi sot seancën e fundit stërvitore në stadiumin "Biljanini Izvori" në Ohër para ndeshjes kualifikuese e cila do te luhet nesër ndaj përfaqësueses së Italisë.
Në kuadër të Grupit E të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2027, Maqedonia dhe Italia do të përballen nesër në stadiumin "Petar Miloshevski" në Manastir, me fillim në orën 18:15.
Skuadra jonë është në formacion të plotë dhe pa probleme me lojtarë të lënduar duke mirëpritur favoritin në grup. Lojtari i skuadrës së Vardarit, Dimitar Danev, ndau pritjet e tij para duelit të madh:
"Pres një atmosferë të mrekullueshme, një stadium të mbushur plot dhe fitore për Maqedoninë. Kur veshim fanellën e Maqedonisë, imperativi është gjithmonë fitorja. Respekt për Italinë, ne e dimë se çfarë do të thotë ajo kombëtare për futbollin botëror, por jemi të vendosur dhe do të shkojmë drejt triumfit nesër. Italia është e fortë në organizimin e lojës, duhet të jemi kompaktë në mbrojtje dhe mjaftueshëm të shpejtë në sulm."
Danev thekson se humbja ndaj Polonisë në raundin e parë është tashmë pas nesh dhe se ekipi ka nxjerrë mësimet e veta.
"Gabimet janë të njohura pas ndeshjes në Krakovë, fokusi ynë është tërësisht te Italia. Si çdo ekip, ata kanë dobësi. Do të bëjmë çmos t'i shfrytëzojmë dhe ta bëjmë Maqedoninë të lumtur në Manastir, këto do të ishin urimet tona për festën e madhe."





