Përfaqësuesja U-21 e Maqedonisë do të luajë nesër ndeshjen e saj të dytë në kualifikueset e Kampionatit Evropian 2027. Ekipi i trajnerit Goran Staniç do të përballet me ekipin italian, një nga favoritët kryesorë në grupin tonë, në orën 18:15 në stadiumin Petar Miloshevski në Manastir.
Pas humbjes në Krakovë ndaj Polonisë, Staniç pret një ndeshje krejtësisht më ndryshme.
"Polonia është pas nesh, i kemi detektuar gabimet dhe do të bëjmë çmos që të mos i përsërisim ato nesër kundër Italisë. Patëm edhe një sërë gjërash pozitive nga ndeshja në Krakovë. Ishim pothuajse të barabartë në zotërimin e topit, na mungoi vetem pasimi dhe përfundimi i goditjeve, me çrast pranuam gola me naivitet. Një autogol, i dyti nga një situatë e dyshimtë jashtë loje dhe i fundit nga një gabim individual tha trajneri Staniç
Ai shtoi se skuadra është plotësisht e përgatitur për sfidën e re.
"Lojtarët janë gati për Italinë. Ne e kemi analizuar dhe plani i ndeshjes është bërë. Italia është një ekip shumë më ndryshe se nga Polonia. Ata luajnë me një sistem të ndryshëm, janë taktikisht në nivelin më të lartë, kanë lojtar anësor të shpejtë dhe ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm", tha Staniç





