Përfaqësuesja futbollistike e Maqedonisë mposhti Lihtenshtejnin bindshëm me rezultatin 5:0 në javën e pestë të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026 duke u ngjitur përsëri në vendin e parë të Grupit J.
Në stadiumin “Todor Proeski”, skuadra e drejtuar nga Blagoja Milevski imponoi dominimin që në fillim dhe shënoi pesë gola. Kjo, sigurisht, i jep një ndjesi të mirë trajnerit.
"Urime kundërshtarit dhe lojtarëve tanë për seriozitetin, profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar në këtë ndeshje. Nuk ishte rastësi që dominuam në fushë. Kemi respekt maksimal për çdo kundërshtar, por nga fillimi deri në fund, Maqedonia ishte më e mirë në të gjitha aspektet, dhe Lihtenshtajni kishte shumë pak hapësirë për të luajtur", tha Milevski në konferencën për shtyp pas ndeshjes.
Maqedonia tani do të përqendrohet në sfidat e ardhshme që e presin në tetor.
"Sfida jonë e radhës është ndeshja jashtë fushe në Belgjikë. Pavarësisht nëse po përgatitemi për Lihtenshtajnin apo Belgjikën, përgatitja është e njëjtë. Ne e arritëm qëllimin kryesor - mbetëm të parët në grup pas kësaj dritareje kualifikuese dhe vazhdojmë me ambiciet tona për t'u kualifikuar në Kupën e Botës", theksoi trajneri i ekipit kombëtar.





