Përfaqësuesja e Maqedonisë nesër në Sarajevë do ta zhvillojë ndeshjen miqësore kundër Bosnjës dhe Hercegovinës, ndërsa para duelit me vendasit në konferencë për media foli portieri Stole Dimitrievski."
Portieri me përvojë theksoi se atmosfera në skuader është e shkëlqyer, pavarësisht ndryshimeve në përbërje krahasuar me grumbullimet e mëparshme."
Deri te ndeshja e kaluar, çdo pjesëmarrje ime në konferencë për media ka nënkuptuar 'portë të paprekur'. Shpresoj që do të kthehemi tek ajo. Tani po përgatitemi për Bosnjën dhe Hercegovinën dhe duam të zhvillojmë një ndeshje cilësore në të dy drejtimet."
Prej kohësh jam në formë të mirë dhe ndihem shkëlqyeshëm. Mendoj se po hyjë në ditët më të mira të karrierës sime. Për ne portierët kjo vjen pak më vonë, por shpresoj të vazhdoj në të njëjtin ritëm dhe t’i ndihmoj Maqedonisë si edhe ideve të trajnerit."
Do të shohim si do të zhvillohet ndeshja. Kemi punuar në të gjitha segmentet e lojës, jemi përgatitur mirë dhe kemi bërë një analizë cilësore. Shpresojmë të ushtrojmë më shumë presion në gjysmën e fushës së kundërshtarit."
Ndeshjet e ardhshme të Ligës së Kombeve janë më të rëndësishmet për ne, ndërsa Bosnja është një përfaqësuese që nga stili i lojës i ngjan shumë ekipeve që na presin në periudhën e ardhshme.
Futbollistët e rinj kanë potencial. Duhet të përshtaten gradualisht në ekip, dhe nga ne më me përvojë u pranuan shumë mirë. Është e nevojshme të vazhdojnë të punojnë, të luftojnë dhe të meritojnë mundësinë për të luajtur për Maqedoninë edhe në ciklin e ardhshëm," deklaroi Dimitrievski.




