Komisioni Disiplinor shqiptoi dënimet për finalen e Kupës së Maqedonisë

Komisioni Disiplinor pranë FFM-së mori vendim me të cilin KF Sileksi dënohet me gjobë financiare në vlerë prej 5.000 euro për shkak të përdorimit të mjeteve piroteknike në ndeshjen finale të Kupës së Maqedonisë ndërmjet Sileksit dhe Shkëndijës.

Komisioni Disiplinor pranë FFM-së mori vendim me të cilin KF Shkëndija dënohet me gjobë financiare në vlerë prej 15.000 euro për shkak të përdorimit të mjeteve piroteknike në ndeshjen finale të Kupës së Maqedonisë ndërmjet KF Sileksit dhe KFShkëndijës. Përveç kësaj, KF Shkëndija dënohet me 10.000 euro për shkak të thirrjeve nacionaliste dhe sloganeve me përmbajtje fyese mbi baza kombëtare, si dhe me 20.000 euro për shkak të shfaqjes së një pankarte me përmbajtje naziste, për të cilën tashmë ishte dënuar nga UEFA.

KF Shkëndija është dënuar me 30.000 euro dhe përjashtim nga pjesëmarrja në Kupën e Maqedonisë për sezonin 2026/27 për shkak të refuzimit për të pranuar medaljet në ceremoninë solemne, si dhe për shkak të sjelljes degraduese dhe mosrespektuese ndaj zyrtarëve dhe ekipit kundërshtar.

Përveç kësaj, KF Shkëndija është dënuar me 30.000 euro dhe ndalim të pranisë së publikut në katër ndeshjet e ardhshme si vendas, për shkak të mosrespektimit të himnit kombëtar, pra fishkëllimave dhe sjelljes diskriminuese gjatë ndeshjes finale të Kupës së Maqedonisë.

Komisioni Disiplinor pranë FFM-së mori vendim me të cilin KF Vardari dënohet me gjobë financiare në vlerë prej 15.000 euro për shkak të thirrjeve fyese nga ana e tifozëve dhe festimit të papërshtatshëm të titullit nga ana e futbollistëve

Gjithashtu, Komisioni Disiplinor hapi procedurë ndaj KF Vardarit për shkak të përdorimit të mjeteve piroteknike në ndeshjen e javës së 33‑të ndërmjet Vardarit dhe Shkëndijës