Në fund të sezonit, u ndanë trofe për dy ekipet më të mira në të dyja garat e Kampionatit të Futbollit të vajzave.
Titulli i kampionati u fitua nga KFV Shkupi, e cila e mbylli kampionatin me 69 pikë, 12 më shumë se konkurrentja e saj më e afërt, KFV Tiveria Brera.
Nga elita e futbollit vendor në konkurencën e vajzave, do të largohet KFV Top Gol, dhe nga sezoni i ardhshëm, KFV Konzuli nga Manastiri, do të jetë pjesë e Ligës së Parë.
Për një biletë në Ligën e Parë për vajzat do të luftohet përmes një ndeshjeje “play-off” midis KFV Koçanit dhe KFV Biljanini Izvori, e cila do të luhet nesër në stadiumin Gjorçe Petrov.

Lojtarja më efikase e sezonit ishte Ana Dimitrovska nga KFV Kamenica Sasa e cila shënoi 35 gola, 12 më shumë se Radica Çoneva nga KFV Istatov, ndërsa e treta në listën e golashënuesve është Rabija Dervishi nga KFV Shkupi me 20 gola.
Shkupi konfirmoi dominimin e saj në futbollin e vajzave në Maqedoni duke fituar titujt e kampionatit, në garat e të rinjve dhe ato të kadeteve.





