Përfaqësuesja e Maqedonisë për vajza, përgatitet për fazën përfundimtare të kualifikimeve

Përfaqësuesja A e femrave nga sot në Ohër ka filluar përgatitjet për ndeshjet kualifikuese të ardhshme për kualifikim në Kampionatin Botëror

Për shkak të kartonëve të verdhë në ndeshjen e parë, disa futbolliste nga formacioni bazë nuk do të luajnë. Përballjen me Andorrën do ta humbasin Aleksandra Markovska, Hava Mustafa, Elena Paneska dhe Bojana Petkova, ndërsa do të mungojnë Mila Paneva, Iva Jovanovska dhe Vedrana Komnenova. Për ndeshjen me Azerbajxhanin në Manastir, përzgjedhësi do ta kompletojë listën.

Për duelin me Andorrën, përzgjedhësi Aleksandar Andov llogarit në futbollistet e mëposhtme.

PORTIERE

  1. Evgenija Velanovska(Skopje)
  2. Viktorija Pançuruva( KFF(Tiverija- Brera)

MBROJTJE

  1. Slagjana Gjeorgjieva(KFF Tiverija -Brera)
  2. Dançe Karpuzovska(KFF Tiverija-Brera)
  3. Pavlinka Nikolovska (KFF Tiverija- Brera)
  4. Kanita Emini (KFF Istatov)
  5. Nastasija Nakova (KFF Ljuboteni)
  6. Katerina Petkova (KFF Spartak Subotica)
  7. Ana Marija Cvetkovska (WFC Langhus)
  8. Lora Sulejmani (RC Saint Denis – Francë)

MESFUSHORE

  1. Teona Galabovska (KFF Tiverija‑Brera)
  2. Kalina Popeski (KFF Crvena Zvezda)
  3. Eva Velickovska (KFF Ljuboteni)
  4. Melani Cvetkoviq (KFF Cyrih)
  5. Mihaela Dodevska (KFF Shkup 2014)
  6. Andrea Kolovska (KFF Istatov)

SULMI

  1. Jovana Pavlovska (KFF As United)
  2. Melania Grozdanova (KFF Ljuboteni)
  3. Ilza Maksuti (KFF Ljuboteni)

Ndeshjen e parë kundër Andorrës e luajmë më 5 qershor në La Vela me fillim nga ora 19:30, ndërsa katër ditë më vonë, në përballjen e fundit të këtij cikli, Maqedonia pret Azerbajxhanin. Takimi zhvillohet në Manastir dhe nis në orën 19:00.