Janë ndarë trofetë për ekipet më të mira në ligat rajonale për kategoritë më të reja.

Pas përfundimit të sezonit në kampionatet për gjeneratat më të reja të futbollistëve në Maqedoni, sot në fushën e Qendrës së Stërvitjes “Petar Miloshevski” u ndanë kupat për kampionët në ligat rajonale për fatosat (gjenerata 2011) dhe fatosat më të rinj (gjenerata 2012).

Kupat u ndanë nga Drejtori Teknik i FFM‑së, Gjorgji Hristov, anëtari i Bordit dhe kryesues i komisionit të rinisë pranë FFM-së, Darko Kostovski, si dhe nga anëtarët e komisionit të rinisë të Federatës: Sedadin Ali, Sashko Bajlozov, Jovica Nelovski, Tushi Dervishi dhe Filip Koleçeski.

Në ceremoni, trofetë iu dorëzuan këtyre ekipeve: KF Albarsa (Liga A e Shkupit 2011 – fatosat), KF Shkupi (Liga B e Shkupit 2011 – fatosat), KF Karev (Liga A e Shkupit 2012 – fatosat më të rinj), KF Kumanova – Milano (Liga B e Shkupit 2012 – fatosat më të rinj), KF Studeniçani (Liga A e Shkupit 2011–2012, fatosat – fatosat më të rinj), KF Nova Kolonia (Liga B e Shkupit 2011–2012, fatosat– fatosat më të rinj),

KF Fit Kid (Liga A e Pollogut 2011–2012, fatosat – fatosat më të rinj), KF Ess (Liga B e Pollogut 2011–2012, fatosat –fatosat më të rinj), KF Wonderkids (Liga e Pelagonisë 2011–2012, fatosat – fatosat më të rinj), KF Pelister (Liga e Liqenit 2011–2012, fatosat – fatosat më të rinj).