Me fitoren 4:0 në duelin ndaj Pelisterit, pionierët e rinj të Vardarit fituan trofeun e Kupës së Maqedonisë.
Shpresat e “kuqezinjve” ishin superior në ndeshjen kundër ekipit nga Manastiri dhe me meritë arritën deri te fitorja bindëse.
Lojtari më i merituar për triumfin ishte sulmuesi Ognen Jakov, i cili shënoi tri herë në portën kundërshtarë. 
Jakov hapi rezultatin në minutën e 20-të. Dhjetë minuta më vonë, ai e mposhti përsëri portierin kundërshtar për një epërsi 2:0.
Në minutën e 36-të, gjyqtari Jordan Jovanovski tregoi në pikën e penalltisë, por Jovan Pashovski nuk arriti ta shndërronte penalltinë në gol, sepse gjuajtja e tij u prit nga portieri Ognen Bozhinovski.
Në pjesën e dytë, Vardari arriti të shënojë edhe dy gola të tjerë.

Në minutën e 65-të, Nikolla Jankulloski e çoi epërsinë në 3:0, dhe rezultatin përfundimtar e vendosi Jakov-i, i cili shënoi për herë të tretë në rrjetën e ekipit të Manastirit.
Ky ishte trofeu i dytë për Vardarin në ndeshjet finale, pasi pionierët më parë kishin më shumë sukses se ato të Makedonija Gj.P..

Të enjten, në fushat e Qendrës Stërvitore “Petar Miloshevski” do të zhvillohet program i dyfisht.
Në orën 10:00, vjen përballja midis Vardarit dhe Pelisterit, por këtë herë në konkurencën e kadetëve, ndërsa në orën 16:30, është finalja e të rinjve, në të cilën AP Brera luan kundër Shkupit.








