Qerimi dhe Trajkovi nën vëzhgimin e UEFA-s në ndeshjen Shkëndija – Tikveshi

Benjamin Qerimi dhe Boris Trajkovi do të jenë nën vëmendjen e veçantë të UEFA-s në ndeshjen e javës së 6-të të MFL-së së Parë ndërmjet Shkëndijës dhe Tikveshit, e cila do të zhvillohet të premten.

Qerimi, i cili do të jetë gjyqtari kryesor i ndeshjes, dhe Trajkovi, në ketë rolin e gjyqtarit asistent, tashmë janë pjesë e programit UEFA CORE, i dedikuar për gjyqtarë perspektivë me potencial që në të ardhmen të jenë pjesë e listës së gjyqtarëve ndërkombëtarë.

Paraqitja e tyre në ndeshje do të ndiqet nga dy ekspertë të UEFA CORE, Christos Nikolaidis nga Qiproja dhe Robert Vukan nga Sllovenia, të cilët janë angazhuar për të analizuar dhe vlerësuar performancat e gjyqtarëve nga Maqedonia. Vëzhgimi do të përfshijë sjelljen dhe marrjen e vendimeve të tyre në fushë, pozicionimin, interpretimin e situatave dhe menaxhimin e përgjithshëm të ndeshjes.

Ndeshja Shkëndija – Tikveshi është caktuar për të premten, 4 shtator, në kuadër të javës së gjashtë të LPFM-së.