Sezoni i ri në Superligën e të Rinjve filloi këtë fundjavë dhe që në fillim, ekipet që konsiderohen favorite për trofeun e kampionatit, shënuan fitore bindëse.
Ekipi më bindës ishte Vardari, i cili mundi Bashkimin me rezultatin 9:0. Ivo Markovski dhe Martin Jançevski shënuan nga tre gola, ndërsa Nikola Ristevski shënoi dy gola.
Kampioni në fuqi, Rabotniçki, me 5:0 mundi Struga Trim Lum. Berkaj Shaini shënoi katër gola në këtë ndeshje.

Brera triumfoi ndaj Tikveshit me 7:0. Ndeshja kaloi në shenjë të tripletës nga Ivan Shiriç, ndërsa Gabriel Taleski, Matej Sejmenov dhe Ivan Taçev shënuan nga dy.
Shkëndija regjistroi fitoren bindëse me 6:0 në duelin me Skopjen dhe ndryshe nga ndeshjet e mëparshme, gjashtë lojtarë të ndryshëm shënuan në rrjetën e kundërshtarit.
Pelisteri e mposhti Arsimin me rezultatin 3:1, dhe me të njëjtin rezultat, New Stars fitoi pikët kundër Ohrid Lihnidos.
Shkupi ishte më i suksesshëm se Bregallnica dhe festoi me rezultatin 5:1, ndërsa në ndeshjen e fundit të raundit të parë në Superligën e të Rinjëve, Makedonija mundi Teteksin me rezultatin 2:1.
Superliga e të Rinjve – rezultatet e raundit të parë
AP BRERA – TIKVESH 7:0
VARDARI – BASHKIMI 9:0
PELISTERI – ARSIMI 3:1
RABOTNIÇKI – STRUGA TL 5:0
SHKËNDIJA – SKOPJE 6:0
SHKUPI – BREGALNICA 5:1
NEW STARS – OHRID L. 3:1
MAKEDONIJA GJ. - TETEKSI 2:1





