FFM me mbështetje për klubet: Hiqet tarifa e regjistrimit për Ligën e Dytë

Federata e Futbollit e Maqedonisë (FFM) ka marrë një vendim të rëndësishëm duke hequr tarifën e regjistrimit për të luajtur në Ligën e Dytë të Futbollit të Maqedonisë.

Për herë të par, pas 15 vite, klubet e Ligës së Dytë nuk janë të detyruara të paguajnë tarifë për pjesëmarrje në këtë konkurencë të garave. Ky vendim, i marrë me iniciativën e presidentit të FFM-së, Masar Omeragiç, përfaqëson një hap të rëndësishëm përpara drejt krijimit të kushteve më të mira të punës për klubet, lehtësimit financiar dhe promovimit të garës.

Shuma totale financiare nga e cila klubet përjashtohen nga kjo masë është 128,000 euro për një sezon garues, që përfaqëson mbështetje të drejtpërdrejtë dhe forcim të stabilitetit të tyre.

Për më tepër, duke pasur parasysh që KF Besa 1976 nuk do të garojë më në sezonin 2025/26, FFM ka vendosur të plotësojë vendin vakant me KF Prespa. Në këtë mënyrë, garantohet mbrojtja e integritetit, vazhdimësisë dhe ekuilibrit konkurrues, si dhe respektimi i vazhdueshëm i parimeve të lojës së ndershme në Ligën e Dytë.