Skiadra e Pelisterit mposhti AP Brerën në Strumicë me rezultatin 1:2 dhe kështu mbylli raundin e dytë të Ligës së Parë.
Banorët e Manastirit pas shtatë vite kishin mundësi që të shijojnë fitoren kundër Brerës në transfertë.
Pjesa e parë solli dy situata të diskutimit - penallti e mundshme për Pelisterin për një prekje me dorë dhe një gol i anuluar për vendasit, për shkak të një faulli. VAR-i i shqyrtoi të dy situatat. Rasti më i madh për mysafirët u humb nga Bulatoviç.

Në minutën e 48-të, Pelisteri kaloi në epërsi me anë të Mirko Ivanovskit nga penalltia.
Portieri Vrgov e rrëzoi Ristovskin në zonën e penalltisë dhe gjyqtari Gjorgjiev tregoi në pikën e bardhë.
Në minutën e 73-të rezultati ishte 0:2. Boshkovski dyfishoi avantazhin pas asistit nga Naumoski.

Vetëm tre minuta më vonë, Antovski shënoi një gjuajtje të bukur nga distanca për të zvogëluar diferencën në 1:2 dhe për t'i rikthyer shpresën Brerës, por rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund. Pelisteri e mbylli ndeshjen me një lojtar më pak, për shkak të kartonit të kuq të Zdravkoviçit.






