Në ndeshjen e dytë të turneut zhvillimor të UEFA-s për lojtarë deri në 15 vjeç, që mbahet në Strumicë dhe Turnovë, përfaqësuesja e Maqedonisë ka mposhtur Estoninë me rezultat 1:0.
Lojtarët e trajnerit Goran Georgievski zhvilluan një ndeshje të shkëlqyer në të cilën për fat të keq shënuan vetëm një gol, megjithëse patën disa raste të shkëlqyera gjatë nëntëdhjetë minutave, dhe goditën dy herë traversën e portës kundërshtare.
Ndeshja u vendos në fund të pjesës së parë kur në minutën e 40-të, Leis Fakiq arriti të mposhtë portierin mysafir.
Në ndeshjen e fundit të turneut, Maqedonia do të përballet me ekipin kombëtar të Ukrainës gjatë ditës së mërkurë.
MAQEDONI – ESTONI 1:0 (1:0)
Stadiumi: Qendra stërvitore Goran Pandev (Strumicë)
Arbitër kryesor:Hisham Temsamani(Maroku) Jordan Jovanovski
Asistentë:Daniele Milone, samuel Frontedu(itali) Ivan Tanev, Stefan Mitrov
Arbitri i katërt: Blazhe Petkovski
Golashënues: Leis Fakiq, minuta e 40-të
MAQEDONIA: 1. Davor Grabulovski, 2. Artan Ramadani (7.Leis Fakiq 35), 4. Kalin Arsovski (10.Gabriel Fudarski Mitev 35), 5. Maksim Meçkarovski, 5. Marko Martinovski (17.Xhemal Alili 79), 11. Stefan Shilkovski (13 Stefan Drndarovski 79), 14 .Leonid Ristov (3.Stefan Petkovski 35), 16. Hari Papiq, 18. Adem Vukelj (9.Angel Simonovski 46) (15.Nenad Jovanoviç 87), 20. Ogres Elezi (19.Anik Isufi 46), 21. Ubeit Muadini (8. Amir Baftjari 46).





