Futbollistet e grupmoshës deri në 17 vjeç barazuan në përballjen ndaj Malit të Zi

Përfaqësuesja e vajzave të Maqedonisë U-17, në ndeshjen e parë nga dy ndeshjet kontrolluese kundër përfaqësueses së Malit të Zi luajti baraz 3:3.

Malazezet kaluan në epërsi me golin e Teodora Çabaloviqit në minutën e katërt. Trembëdhjetë minuta më vonë, Milena Çukiq e rriti epërsinë në 2:0, ndërsa në minutën e 22-të Tamara Jovoviq i dha skuadrës vendase epërsi 3:0.

Në minutën e 35-të, Gloria Todorovska e ngushtoi epërsinë në 3:1, ndërsa e njëjta futbolliste në minutën e 62-të shënoi për herë të dytë.

Rezultatin përfundimtar e vendosi Lica Micovska, e cila golin e barazimit e shënoi në minutën e 86-të.

MAQEDONIA: 1. Anja Smojmilovska (12. Magdalena Ilomanovska 46), 2. Marija Klimovska, 4. Nina Manasieva (3. Stefanija Bogdanovska 60), 5. Tamara Atanasovska (17. Sofija Veliçkovska 60), 7. Lana Spasovska (20. Ana Marija Velevaçkoska 46), 8. Dushica Lazarevska (13. Kejla Alioski 46), 9. Elena Naumovska (14. Sofija Velinova 76), 10. Lina Micovska, 18. Jana Miloshevska (11. 46), 15, Emilija Ivkoviq, 19. Glorija Todorova (16. Simona Boshkovska 76)