Në paraqitjen e fundit në këtë cikël kualifikimesh për Kupën e Botës, përfaqësuesja e vajzave të Maqedonisë u mposht nga Azerbajxhani me rezultatin 3:1.
Ndeshja, e cila u luajt në stadiumin Petar Miloshevski në Manastir, u vendos në pjesën e parë kur u shënuan katër golat.

Mysafiret kaluan në epërsi në minutën e tetë kur Kristina Bakarandxe mposhti Viktorija Pançurovën, e cilaregjistroi paraqitjen e saj të fundit me fanellën e kombëtares së Maqedonisë.
Vetëm tri minuta më vonë, Hava Mustafa ishte e saktë për të barazuar rezultatin në 1:1.

Në minutën e 28-të, Mana Moljaeva shënoi golin për t'i dhënë Azerbajxhanit epërsinë me 2:1, dhe në minutën e 37-të, Nigar Mirzalieva e vendosi rezultatin përfundimtar 3:1.
Në pjesën e mbetur të ndeshjes, ekipi i trajnerit Aleksandar Andov mori iniciativën dhe ishte kundërshtari më i mirë në fazën fillestare të pjesës së dytë, por për fat të keq nuk arriti të shndërronte në gola disa raste të volitshme.
Në fund të ndeshjes, rrjetat mbetën të paprekura në të dyja anët dhe asnjëra skuadër nuk pati raste serioze për të shënuar gol.

Në ndeshjen e dytë të grupit tonë, Hungaria triumfoi kundër Andorrës me rezultatin 6:1 dhe konfirmoi pozitën e parë në tabelë.
Në fund të kualifikimeve, hungarezet fituan 16 pikë dhe avancuan në fazën tjetër, ndërsa Azerbajxhani u ndal në vendin e dytë me 12 pikë, por nuk arriti të kalojë në mesin e dy ekipeve më të mira të vendit të dytë nga Divizioni C.

Në këtë cikël, Maqedonia përfundoi e treta në grup me gjashtë pikë të fituara, pas fitoreve ndaj Andorrës.
Ndeshja e sontme ishte e fundit në ekipin kombëtar për portieren Pançurova, por do të vazhdojë të veshë fanellën e Tiverija Brera.





