Përfaqësuesja e vajzave të Maqedonisë mbylli me humbje kualifikueset e Botërorit

Përfaqësuesja e vajzave të Maqedonisë pësoi disfatë 3:1 ndaj Azerbajxhanit, në ndeshjen e fundit të Grupit 3, në Ligën C të kualifikimeve për Kupën e botës.

Mysafiret kaluan në epërsi në minutën e 8-të me anë të Kristina Bakaranxe, por Maqedonia reagoi shpejt dhe vetëm tre minuta më vonë Hava Mustafa barazoi rezultatin në 1:1.

Azerbajxhani kaloi sërish në epërsi me Male Molajeva, dhe rezultatin përfundimtar 3-1 u vendos në minutën e 37-të kur Nigar Mirzalieva dërgoi topin në rrjetën e Maqedonisë. Katër golat e takimit u shënuan në pjesën e parë.

Me këtë disfatë, Maqedonia e përfundoi ciklin kualifikues në vendin e tretë në grup me gjashtë pikë. Azerbajxhani përfundoi i dyti, ndërsa Hungaria u ndal në vendin e parë. Përfaqësuesja e vajzave të Maqedonisë arriti deri te pikët falë dy fitoreve kundër Andorrës.

Ndeshja në Manastir kishte edhe një moment emocionues, pasi kapitenia Viktorija Pançurova luajti ndeshjen e saj të fundit me fanellën e kombëtares dhe zyrtarisht i dha fund karrierës së saj te përfaqësuesja e Maqedonisë.