Fitore historike për Shkëndijën në duelin kundër Shelburnit!

Skuadra e vetme e Maqedonisë në grupet e Ligës së Konferencës, Shkëndija regjistroi fitoren e parë në paraqitjen e saj të parë në tokën vendase.

Skuadra nga Tetova mposhti Shelburnin me rezultatin 1:0 në “Todor Proeski Arena, që është triumfi i parë i një skuadre nga Maqedonia në këtë fazë të garave evropiane për klube.

Ndeshja në Shkup u vendos në minutën e parë të kohës shtesë kur, pas gjuajtjes anësore të Websterit, Patrick Barrett goditi portën duke realizuar autogol.

Pjesa e parë nuk solli shumë emocione. Edhe pse pritej më shumë, pas një starti ofensiv nga skuadra tetovare, ndeshja filloi me kujdes, me shumë duele dhe ndërprerje në mesfushë. Të dyja skuadrat u përpoqën të gjuanin nga distanca, por pa ndonjë kërcënim real. Mundësia më e mirë ishte për Tambën, i cili në minutën e 27-të gjuajti fuqishëm nga rreth njëzet metra, por topi shkoi pak mbi traversë.

Në pjesën e dytë, trajneri Jeton Beqiri solli energji të re në lojë, Ramadani dhe Spahiu hynë në fushë për të ringjallur mesfushën, gjë që u ndje menjëherë në fushë. Shkëndija bëri presion, Spahiu kërcënoi nga distanca në minutën e 52-të, dhe pak më vonë edhe Krasniqi pati një mundësi të mirë, por pa realizuar.

Ekipi irlandez nuk u dorëzua lehtë, së pari provoi Wood, dhe më pas kapiteni Coyle goditi shtyllën e portës së Gaye në minutën e 66-të, që ishte rasti më i madh për mysafirët.

Në minutën e 70-të, Tamba ishte përsëri në qendër të vëmendjes – pas një kundërsulmi të shpejtë, ai doli i vetëm përpara portierit, por gjuajti mbi portë.

Pas triumfit të parë në Ligën e Konferencës, sfida e radhës për ekipin e trajnerit Jeton Beqiri do të jetë përballja me Jagiellonian, e cila është planifikuar për muajit të ardhshëm, në të cilën Shkëndija është përsëri vendase , dhe fillimi është planifikuar për në orën 21:00.