Jani Atanasov: Emrat e rinj kanë cilësi, me Bosnjën shkojmë të garojmë

Përfaqësuesja e Maqedonisë i filloi përgatitjet për ndeshjen miqësore të ardhshme kundër Bosnjës dhe Hercegovinës. Futbollistët, të udhëhequr nga Goce Sedloski, e zhvilluan stërvitjen e parë.

Përfaqësuesit tanë theksojnë se, edhe pse bëhet fjalë për një ndeshje miqësore, qasja dhe motivimi mbeten në nivelin më të lartë kur vishet fanella e Maqedonisë.

Kur vijmë në përfaqësuesen e Maqedonisë, nuk ekzistojnë ndeshje miqësore. Jemi këtu për të dhënë maksimumin dhe për të treguar se me meritë e mbajmë fanellën e Maqedonisë”, theksoi përfaqësuesi i Maqedonisë Jani Atanasov.”

Mesfushori i skuadrës greke Larisa thotë se edhe emrat e rinj në ekip kanë cilësi dhe potencial për të kontribuar në sukseset e ardhshme të përfaqësueses.

Besoj se seleksionuesi ka zgjedhur futbollistët e duhur. Edhe ne para disa vitesh erdhëm si lojtarë të rinj, dhamë gjithçka nga vetja dhe shpresoj që të gjithë së bashku do të vazhdojmë të shtyjmë drejt sukseseve të mëdha”, shtoi ai

Maqedonia do të përballet me përfaqësuesen e Bosnjës dhe Hercegovinës, e cila ka pasur një cikël të suksesshëm kualifikues dhe ka siguruar pjesëmarrjen në Kampionatin Botëror.

“Bosnja dhe Hercegovina tregoi cilësi dhe zhvilloi kualifikime të shkëlqyera. Bëhet fjalë për një përfaqësuese të fortë dhe cilësore, por ne shkojmë për të garuar dhe për t’u përgatitur për fitore”, tha Atanasov.