Në përputhje me afatin për regjistrimin e klubeve pranë FFM-së për licencimin e klubeve për garat e UEFA-s për sezonin 2026/2027, deri më 20.12.2025 për marrjen e licencës evropiane janë paraqitur klubet e mëposhtme:
– KF SHKËNDIJA TETOVË
– KF RABOTNIÇKI
– KF SILEKS
– KF PELISTER SHA BITOLË
– KF VARDAR SHA SHKUP
– KF STRUGA TRIM LUM SHA
– GFK TIKVESH 1930 SHA
– KF FEMRA SHKUP
– ŽFK LJUBOTEN
Ka përfunduar shpërndarja e informacioneve dhe formularëve të nevojshëm nga FFM-ja te klubet, në përputhje me kalendarin kohor, ndërsa gjatë muajve shkurt dhe mars 2026 klubet do t’ia dorëzojnë dhe do t’i kompletojnë dokumentet pranë Departamentit për Licencim të FFM-së, pas së cilës do të vendoset se cilat klube do ta marrin licencën e nevojshme për pjesëmarrje në sezonin e ardhshëm të garave të UEFA-s.





