Futbolli në Maqedoni ka humbur një nga futbollistët më të mirë në historikun e vet. Vasil Ringov ndërroi jetë në moshën 70 vjeç pas një sëmundjeje të shkurtër.
Ai e kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij me fanellën e Vardarit, ku shënoi 60 gola në 154 ndeshje midis viteve 1977 dhe 1983. Ringov luajti për fanellën "kuqezi" nga viti 1983 deri në vitin 1986, kur shënoi 23 gola në 56 paraqitje.
Ringovi lindi në Strumicë në vitin 1955 dhe hapat e parë në futboll i bëri në Bellasicë, për të cilën luajti nga viti 1973 deri në vitin 1975.

Më pas ai u largua për te Partizani, ku bëri dy paraqitje në dy sezone, pas të cilave u kthye në Maqedoni dhe veshi fanellën e Teteksit, për të cilën luajti nga viti 1975 deri në vitin 1977, duke shënuar 16 gola në 45 ndeshje.
Pas një karriere të shkëlqyer te Vardari, Ringovi u largua për te Dinamo Zagrebi, dhe pas dy vitesh në "Maksimir", u transferua te Aintraht Braunshvajg.
Vasil Ringov e përfundon karrierën e tij me fanellën e Vardarit, me të cilën fiton titullin kampion.
Pasi e përfundoi karrierën e tij, Ringov ua kaloi njohuritë e tij në futboll lojtarëve që ishin pjesë e kategorive të të rinjve.





