Janë përcaktuar orarët e ndeshjeve gjysmëfinale të kupës së Maqedonisë në futboll për të rinjët

Gjatë kësaj jave, do ti mësojmë finalistët e kupës së Maqedonisë në futboll për grupmoshat e reja:

Te të rinjët, Shkupi dhe Vardari do të takohen në gjysmëfinalen e parë, dhe ndeshja do të luhet të martën, më 12 maj, duke filluar nga ora 16:00. Finalisti i dytë do të dihet një ditë më vonë pasi AP Brera dhe Pelisteri të luajnë duelin e planifikuar për në orën 11:00.

Në garën e kadetëve, dy ndeshjet gjysmëfinale janë planifikuar për të mërkurën, më 13 maj.

Në orën 11:00, Vardari do të takohet me AP Brerën, ndërsa në orën 17:00, New Stars do të përballet me Pelisterin.

Te pionierët, rivalët e qytetit Vardari dhe Makedonija GP do të luftojnë për kupën, dhe data e këtij dueli, do të përcaktohet shtesë, si dhe datat për ndeshjet finale në garat e të rinjve dhe kadetëve.