Kostadinov: Ne donim të fitonim, por nuk i realizuam shanset tona për të shënuar

Kombëtarja maqedonase e futbollit e përfundoi ndeshjen miqësore kundër Letonisë pa shënuar gol.

Ekipi ynë pati disa raste për të shënuar, por për fat të keq nuk i shfrytëzoi dot.

"Ne donim të fitonim, por nuk ia dolëm. Na mungonte një gol, kishim rastet tona, por portieri letonez tregoi një performancë të shkëlqyer me disa ndërhyrje kyçe. Gjëja pozitive është se e mbajtëm përsëri portën. Futbolli i sotëm është i tillë, të gjitha ekipet janë të forta dhe agresive. Në Uells mund të jetë edhe më intensiv, kështu që duhet të jemi të përgatitur. E dimë se çfarë na pret dhe për çfarë po luajmë, do të bëjmë çmos për t'u përgatitur për atë që na pret në Cardiff", tha Tihomir Kostadinov.

Ndeshja kundër Letonisë ishte prova e fundit e formës para ndeshjes vendimtare për vendin e dytë në grup, të cilën do ta luajmë të martën kundër ekipit kombëtar të Uellsit.