Pas pushimit ndërkombëtar dhe emocioneve të ndeshjeve eliminatore të Kupës së Botës 2026, LPFM rikthehet në skenë. Programi i raundit të 25-të hapet me një derbi të vërtetë në Kumanovë, ku do të përballen Bashkimi dhe Tikveshi.
Vendasit hyjnë në këtë ndeshje pas një fitoreje 3-2 ndaj Shkupit. Kjo fitore me përmbysje jo vetëm që solli tre pikë, por gjithashtu i dha një shtysë të madhe skuadrës së Bashkimit, e cila tani është e vendosur të konfirmojë statusin e saj në elitë dhe më në fund të shpëtojë nga zona e rënies drejt mesin të renditjes.
Nga ana tjetër, Tikveshi është aktualisht një nga ekipet më të vështira në ligë. Me 4 fitore në 5 ndeshjet e fundit, mysafirët nga Kavadari janë në një formë të shkëlqzeshme dhe po vijnë për pikë. Për të dyja ekipet, kjo ndeshje është një "bëje ose mos bësh" për stabilitet në fund të sezonit.
Shtylla e mesfushës, Bejzad Limani, është optimist për sfidën e sotme.
"Ky është një moment kyç për ne. Pushimi erdhi në kohën e duhur për të na mbushur bateritë. Jam krenar që vesh këtë fanellë dhe që luftoj për qytetin tim. Me mbështetjen e 'Ilirëve' tanë besnikë nga tribunat, besoj se do ta thyejmë rezistencën e Tikveshit dhe do të fitojmë tri pikët për një gjumë të qetë në mes të tabelës", theksoi Limani.
Tradita është në anën e ekipit të Kumanovës. Në ndeshjet e mëparshme midis këtyre dy ekipeve (në kampionat, Kupën e Maqedonisë apo ndeshje miqësore), Bashkimi historikisht ka qenë më i suksesshëm me 5 fitore krahasuar me 2 për Tikveshin.
Ndeshja midis Bashkimit dhe Tikveshit do të luhet në stadiumin në Kumanovë, në orën 12:30.





