Pa mendjemadhësi dhe nënvlerësim të kundërshtarit, por me përqendrim maksimal dhe motivim të madh për të arritur triumfin. Përfaqësuesja e Maqedonisë sot (ora 18:00) pret Lihtenshtejnin në Arenën "Todor Proeski" dhe mendon vetëm për tri pikët. Me fitore , skuadra jonë do të rikthehet në vendin e parë në Grupin J pas pesë javëve të kualifikimeve të vlefshme për Kupën e Botës 2026.
Të vetëdijshëm për cilësinë e tyre, skuadra e trajnerit Blagoja Milevski e di se do të jetë e vështirë deri në hapjen e rezultatit kundër skuadrës së Lihtenshtejnit, e cila supozohet se në Shkup nuk ka ardhur për tu mbrojtur .
"Po përballemi me një ndeshje të vështirë, ishte njësoj në Vaduz derisa hapëm rezultatin. Jemi të gjithë të vetëdijshëm për atë që na pret dhe e dimë çfarë duhet të bëjmë. Tri pikët janë më të rëndësishmet dhe jemi të vendosur t'i fitojmë, sepse e dimë se ato kanë shumë rëndësi për ne, në mënyrë që ta mbyllim këtë dritare në vendin e parë. Sa herë që luajmë për Maqedoninë, nuk nevojitet motiv, fitorja është qëllimi ynë i vetëm", tha kapiteni Enis Bardhi

Maqedonia e mundi Lihtenshtajnin me rezultatin 0:3 në Vaduz. Kjo do të jetë ndeshja jonë e dytë me rivalin, që deri më tani ka humbur katër nga katër ndeshje dhe një diferencë golash prej 0:14.





