Shkëlqeu Maqedonia, pesë gola në portën e Lihtenshtejnit

Përfaqësuesja e Maqedonisë ka shënuar një fitore bindëse ndaj Lihtenshtejnit me rezultatin 5:0 duke u rikthyer në vendin e parë në rënditjen e Grupit J me 11 pikë, pas javës se pestë, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026. Dominim në çdo aspekt, një performancë e shkëlqyer, me tri pikë të rëndësishme në saldon tonë.

Maqedonia që në fillim ishte e interesuar vetëm për një triumf bindës. Elif Elmas bëri magji në minutën e 15-të, duke lidhur së bashku katër lojtarë kundërshtarë dhe në fund duke mposhtur portierin Buhel me një gjuajtje diagonale nga ana e majtë.

Në momentet e fundit të pjesës së parë, Elmas kërcënoi përsëri, Aleksandar Trajkovski gjithashtu dërgoi një gjuajtje të fortë, por portieri i Lihtenshtejnit arriti të mbronte goditjen

Në fillim të pjesës së dytë, kapiteni Enis Bardi kërcënoi me një gjuajtje të fuqishme, dhe topi për pak nuk arriti të shkonte në traversë. Megjithatë, ai arriti të shënonte dhe ta çonte epërsinë në 2:0 në minutën e 52-të, pasi Bojan Ilievski depërtoi në anën e djathtë dhe luajti një top të kthyer për kapitenin.

Vetëm katër minuta më vonë, Darko Çurlinov regjistrohet në listën e golashënuesve.

Por ky nuk ishte goli fundit, pasi Lirim Qamili shënon në portën e Lihtenshtejnit në minutën e 82-të. Në momentet e fundit të ndeshjes së rregullt, edhe Luka Stankovski shënoi për rezultatin përfundimtar bindës 5:0.

Seleksionueai Blagoja Milevski bëri disa zëvendësime gjatë ndeshjes, Elmin Rastoder dhe Reshat Ramadani debutuan në një ndeshje zyrtare kualifikuese. Në lojë hynë gjithashtu edhe Lirim Qamili, Milan Ristovski dhe Luka Stankovski.

Sfidat e ardhshme kualifikuese për Maqedoninë do të jenë gjatë muajit të Tetor

Kualifikimet e Kupës së Botës 2026, Raundi 5

MAQEDONIA – LIHTENSHTEJNI 5:0 (1:0)

Arena Kombëtare “Todor Proeski”. Gjyqtar: Horacio Fesnic (Rumani).
Shënues: Elmas 15′, Bardi 52′, Çurlinov 56′ (M), Qamili 82′, L. Stankovski 90′.
Kartat J.; Ilievski (M), Obervaditzer (L).

MAQEDONIA: Dimitrievski, Ilievski, Stojçevski, Zajkov, Alioski, Alimi (71′ Ramadani), Bardi, Elmas (82′ L. Stankovski), Çurlinov (59′ Qamili), Miovski (71′ Ristovski), Trajkovski (59′ Trajkovski).

LIHTENSTEIN: Buchel, Malin, Traber (38′ Beck), Hofer (46′ Oberwaditzer), Wolfinger (61′ Meyer), Luchinger (A. Hasler), N. Hasler, Sele, Goeppel, Luque-Notaro, Saglam (75′ Netzer).