Derbi mes Skopjes dhe Shkëndijës nga Haraçina, mbyllet pa fitues

Shtatë ndeshje u zhvilluan në kuadër të javës së tretë në Ligën e Dytë.

Në derbin e javës, në Autokomandë, Skopje dhe Shkëndija nga Haraçina, u ndalën në barazim me 4 gola pran rezultatit 2:2. Skopje kishte epërsi prej 2:0, falë golave të Viktor Angelov dhe Aleksandar Bogdanoski. Ndërkohë në anën tjetër Aleksandar Gjorgievski dhe Dani Mërgim, shënuan golat për mysafirët.

Belasica regjsitroi fitoren bindëse në terrenin mysafirë, duke mposhtur skuadrën e Golemo Konjarin me rezultatin 7:1. Bojan Spirkoski ishte lojtari më i mirë në terren, pasi që shënoi 3 gola në portën e kundërshtarit. Aleksandar Kocev shënoi dy herë, Alelsandar Milushev shënoi një herë, ndërsa Miho Andreevski shënoi në portën e vet. Golin e vetëm për ekipin mysafir e shënoi Ilço Mitrevski.

Novaci dhe Vardari nga Negotina, zhvilloi një përballje interesante, në të cilën vendasit triumfuan me rezultatin 3:2. Stefan Jovanovski dhe Antonio Marcevski shënuan për ekipin vendas, ndërsa Shishkov dhe Shabanov shënuan për ekipin mysafir.

Rezultatet, JAVA 3 – Liga e dytë

Skopje – Shkëndija Haraçinë 2:2

Novaci – Vardar Negotinë 3:2

KF Ohrid – Osogovo 2:0

Sasa – Kozhuf 1:3

Detonit Plaçkovica – Slloga Vinicë 1:0

Prespa – Pobeda 5:0

Sasa – Kozhuf Gjevgjeli 1:3