Maqedonia U-14 me dy ndeshje testuese kundër Maltës, Georgievski shpalos listën e lojtarëve

Trajneri i përfaqësueses së Maqedonisë U-14, Goran Georgievski, njoftoi listën e lojtarëve për dy ndeshjet miqësore kundër ekipit përkatës të Maltës.

Ndeshjet miqësore do të luhen më 16 dhe 18 maj, dhe këto ndeshje do të përfaqësojnë një mundësi të shkëlqyer për futbollistët e rinj për të fituar përvojë ndërkombëtare dhe për të treguar potencialin e tyre në fanellën e Maqedonisë.

Maksim Meçkarovski (Forca), Damjan Todorovski (Rabotniçki), Amir Baftijari (Shkupi), Stefan Drndarovski (Butel), Leon Ristov (Vardari), Afan Jonuzi (Arsimi), Nenad Jovanoviç (Butel), Rinor Palloshi (Shkupi), Leis Fakiç (Karev) Stefan Petkovski(Brera), Dushan Petrov (Kozhuv), Kalin Karakash (Park), Adem Vukelj (Karev), Gabriel Fudarski Mitev (Brera), Ognen Bozhinovski (Forca), Davor Grabulovski (Park), Anik Isufi (Milan), Kalin Arsovski (Park), Diar Muharemi Isaki (Grozdanovski), Ubeit Muadini (Milano), Angel Simonovski (Kull), Omer Ademoviq (Makedonija) Viktor Drogishki (Karev), Viktor Grdanoski (Ohër);

Ndeshjet në qendrën stërvitore "Petar Miloshevski" janë planifikuar për në orën 15:00 më 16 maj dhe në orën 14:30 më 18 maj.