Vardari vulos titullin e kampionit me fitoren në Strugë

Vardari është kampioni i ri i Maqedonisë! “Kuq e Zi” triumfuan minimalisht 0-1 ndaj Struga TL dhe kështu arritën deri te titulli i 12-të nga pavarësia e Maqedonisë. Klubit më të suksesshëm në Maqedoni kishte nevojë vetëm një pikë për të konfirmuar përfundimisht trofeun e kampionit, por të përzgjedhurit e Goce Sedloskit largohen me tri pikë nga Struga.

Në minutën e pestë, Vardari mori epërsinë e dëshiruar. Topi iu pasua Cvetkoviç-it, Roçi pati një keqkuptim me portierin, lojtari i Strugës TL u përpoq të bllokonte, duke menduar se Angeleti do ta merrte topin, dhe Cvetkoviç e shfrytëzoi këtë, duke mposhtur gardianin e Strugës në goditjen e parë dhe i solli avantazh Vardarit.

Vardari pati një shans për të dyfishuar epërsinë, por Angeletti priti dy herë gjuajtjet e Zakariçit dhe nuk lejoi që të shtohet disavantazhi për ekipin e Strugës.

Pjesa e dytë ishte më e qetë. Vardari u përpoq të neutralizonte sulmet e Struga TL. Maleski pati rastin më të madh në minutën e 70-të, kur pas gjuajtjes së Falit, Taleski e devijoi atë te Maleski i vetmuar, i cili gjuajti dobët nga afërsia, dhe Taleski e priti përsëri dhe nuk i lejoi ekipit vendas të gëzohej. Maleski pati një tjetër rast, por përsëri portieri i Vardarit ishte në nivel të detyrës.

Mundësia e fundit e ndeshjes ishte përsëri për Maleski i cili provoi me kokë, por e dërgon topin mbi portë, që do të thotë se Struga TL nuk arriti të barazonte.

Kështu, Vardari e mbylli ndeshjen pa pranuar gol dhe një fitore që solli festë të madhe në radhët e “kuqezinjve” të cilët rifituan titullin e kampionit të LPFM-së pas gjashtë vitesh.