Zyrtare, konfirmohet ndeshja miqësore midis Maqedonisë dhe Turqisë

Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll do të zhvillojë ndeshje miqësore kundër Turqisë në Stamboll më 1 qershor. Ndeshja do të luhet në stadiumin "Shukru Saraëogllu / Çobani", me fillim në orën 19:30 sipas kohës në Maqedoni.

Kombëtarja e Turqisë është pjesëmarrëse në Kupën e Botës 2026 dhe do të jetë një provë serioze për ekipin e trajnerit Goce Sedloski. Më parë, përfaqësuesja e Maqedonisë do të luajë një ndeshje kontrolluese kundër Bosnjës dhe Hercegovinës, në Sarajevë më 29 maj.