Përfaqësuesja e re e Maqedonisë deri në 15 vjeç e nisi me fitore paraqitjen në turneun prestigjioz Torneo delle Nazioni në Itali, duke mposhtur përfaqësuesen e Moldavisë me rezultat bindës 3:0 (2:0)
Të përzgjedhurit e selektorit Goran Stankovski zhvilluan një ndeshje të sigurt dhe me tre gola paralajmëruan një paraqitje të suksesshme në turne.
Golashënues për Maqedoninë ishin Mubin Mustafa, Dorotej Hristov dhe Gorast Ristovski.
Maqedonia U15: Ognen Bozhinovski, Adel Mustafi, Ejman Emini, Davor Taneski (kapiten), Din Rozhajac, Kalin Avramoski, Dragan Petkov, Pavel Dimoski, Mubin Mustafa, Dorotej Hristov, Joan Gjorgjievski.
Jovan Danoski, Amar Neziri, Fisnik Ameti, Gorast Ristovski, Arian Isaku, Jetmir Asani, Dimitar Lambro Anastasovski, Dijar Aliu, Vasko Trajkov, Andreja Blazhev, Konstantin Trenov.
Në fazën e grupeve, Maqedonia do të zhvillojë edhe dy ndeshje të tjera, më 27 prill kundër Uellsit, ndërsa më 29 prill do të përballet me Skocinë
Në varësi të renditjes në grup, përfaqësuesja do të luajë ndeshje për plasmanin përfundimtar më 1 maj





