Maqedonia U-21 mposhtet nga Italia

Përfaqësuesja e Maqedonisë U-21 pësoi humbje bindëse, në transfertë ndaj Italisë, me rezultat 4:0, në kuadër të raundit të shtatë kualifikues për Kampionatin Evropian.

Vendasit shpejt imponuan ritmin dhe kaluan në epërsi në minutën e tretë me anë të Sher Ndur, dhe deri në fund të pjesës së parë, ekipi i Maqedonisë arriti që të mbaje disavantazhin në minimum.

Megjithatë, fillimi i pjesës së dytë solli një kolaps të plotë në lojë. Italia shpejt e rriti epërsinë e saj me golat e Luka Lipanit dhe Xhef Ekator, të cilët praktikisht vendosën fituesin. Rezultati përfundimtar 4:0 u vendos në minutën e 86-të, kur Sejdou Fini ishte i saktë nga pika e bardhë.

Pas shtatë ndeshjeve të luajtura, Maqedonia ka fituar vetëm tri pikë dhe është në pozicionin e parafundit në Grupin E.