Sot, në programin e javës së 24-të të kampionatit vendas, skuadra e Makedonija Gj.P. do të presë kampionin aktual Shkëndijën, në fushën e stadiumin në Gjorçe Petrov.
Një ekip që nuk ka njohur humbje në kampionatin vendas që nga ajo humbje e habitshme 3:0 kundër Arsimit në nëntor të vitit të kaluar. Kampioni ka ambicie si në kampionat ashtu edhe në Kupën e Maqedonisë dhe rivalët si Makedonija GJ.P. po bëjnë gjithçka që munden për ta prishur këtë plan.
"Sigurisht që ne e respektojmë Shkëndijën dhe jemi të vetëdijshëm se kjo skuadër është kampione. Megjithatë, Makedonija Gj.P. si skuadër ka treguar disa herë këtë sezon se mund të përballojë këdo, kështu që vizita e Shkëndijës në Gjorçe Petrov nuk është gjë tjetër veçse një ndeshje kampionati. Ne kemi nevojë për pikët, kjo është më se e qartë, dhe do të përpiqemi t'i marrim ato. Jemi të motivuar, e dimë se çfarë do të thotë një rezultat pozitiv kundër Shkëndijës dhe do të bëjmë gjithçka për ta marrë atë", thonë nga kampi i "Luanëve".
Makedonija Gj.P. ka dy humbje radhazi nga duelet kundër Bashkimit dhe Struga TL. "Luanët" aktualisht janë në pozicionin e nëntë në tabelë me 23 pikë, vetëm një pikë më shumë se Pelisteri dhe Rabotniçki.





