Maleski: Pres një derbi të vërtetë, por pikët do të mbeten në Strugë

Struga Trim Lum do të presë kampionin aktual Vardar në ndeshjen derbi të raundit të tretë në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë sot në orën 16:30.

ekipi nga Struga njofton se është gati për të garuar, dhe sulmuesi Hristijan Maleski beson se skuadra e tij mund të arrijë fitoren.

"Shpresoj të jetë një ndeshje cilësore dhe interesante, një derbi i vërtetë në të cilin duam të tregojmë më të mirën tonë dhe në fund pikët do të mbeten në Strugë. Jemi përgatitur për këtë ndeshje gjatë gjithë javës dhe e kemi analizuar mirë kundërshtarin, kështu që do të hyjmë në duel të përgatitur maksimalisht. Besoj se e gjithë skuadra do të japë maksimumin dhe se para tifozëve tanë do të arrijmë tri pikë të reja në sezon", tha Maleski.

Sulmuesi ishte edhe shënuesi i golit të fundit për Strugën Trim Lum në ndeshjet kundër Vardarit sezonin e kaluar.

"Mund të them se do të jap maksimumin tim kundër Vardarit. Nëse arrij të shënoj një gol, padyshim që do të jetë një shpërblim për atë që do të tregoj në fushë", potencon sulmuesi i Struga Trim Lum.

Derbi do të luhet sot, duke filluar nga ora 16:30 në stadiumin e qytetit të Strugës, dhe do të arbitrohet nga Done Ristovski.