Rabotniçki dhe Ohridi e nisin me fitore, Teteksi merr një pikë në Gjorçe Petrov

Sot nisi sezoni i ri në Ligën e Dytë të Futbollit të Maqedonisë. Fitoren më bindëse në hapje e shënoi Rabotniçki, i cili e mposhti Kozhufin me rezultat 3‑0.

Golin e parë e realizoi Andrej Kudijan në minutën e 18‑të pas një goditjeje të saktë nga pika e bardhë. Në minutën e 71‑të, Almir Podgragja e çoi rezultatin në 2‑0, ndërsa rezultatin përfundimtar e vendosi Aleksandar Bogdanovski me golin e shënuar pesë minuta para fundit të ndeshjes.

Ohridi në fushën e vet festoi me rezultat 2‑0 në duelin kundër Novacit. Në minutën e tretë të shtesës, Antonio Kalanoski nga penalltia i solli epërsinë vendasit me 1‑0.

Në minutën e 73‑të Antonio Marçevski barazoi në 1‑1, ndërsa tri pikët për Ohridin i siguroi Kallanoski me golin e shënuar në minutën e 81‑të.

Makedonija Gj. P dhe Teteksi shënuan nga një gol për të marrë nga një pikë. Mysafirët nga Tetova kaluan në epërsi me golin e Slavço Misajllovskit në minutën e 28‑të, ndërsa autor i golit të vetëm për vendasit ishte Gorazd Eminov Blaževski në minutën e 68‑të.

AP Brera triumfoi ndaj Euromilk me rezultat 2‑0, ndërsa golat u shënuan nga Igor Ristov në minutën e 43‑të dhe Vladimir Zhoglev në minutën e 72‑të.

Bellasica me golin e Ron Memedit në minutën e 79‑të e mposhti Osogovon, ndërsa Detonit Plaçkovica gjithashtu triumfoi me 2‑0 në transfertën kundër Shkupit. Mysafirët kaluan në epërsi me golin e David Gollubovit në minutën e 31‑të, ndërsa rezultatin përfundimtar e vendosi Filip Dimoski në minutën e 59‑të.

Java e parë në Ligën e Dytë të Maqedonisë do të kompletohet të dielën me duelin mes Pelisterit dhe Kamjanit, ndërsa fillimi është caktuar në orën 20:00.