Musliu: Do të bëjmë ç'mos për të sjellë një tjetër befasi

Kur kanë mbetur edhe dy javë të futbollit elitar, Shkupi përgatitet për sezonin e ardhshëm në Ligën e Dytë, ndërsa çdo përballje e mbetur në elitën e futbollit vendor mund të sjell një eksperiencë shtesë për secilin futbollist të ri te skuadra nga Çairi.

Njëri ndër futbollistët e rinj që la një shenjë të ecurisë pozitive në ekipin e Shkupit është portieri Sefer Musliu, i cili konsideron se secili nga kolegët e tij duhet të jep maksimumi në ndeshjet e mbetura deri në fund të këtij sezoni.

“Kanë mbetur edhe 2 ndeshje deri në fund të sezonit. Ndeshja jonë e ardhshme kundër Rabotniçkit do të jetë sfiduese për ne, por kjo nuk na bën të dorëzohemi, sepse po mbrojmë ngjyrat e klubit të zemrës. Do të japim gjithçka nga vetja për të bërë një befasi me këtë ekip të të rinjve që kemi, tha portjeri i Shkupit, Sefer Musliu.

Në duelin e 46-të të përballjeve mes Shkupit dhe Rabotniçkit, “romantikët” kanë regjistruar deri më tani 18 fitore, ndërsa Shkupi është gëzuar fitores në 17 takime, ndërsa 11 ndeshje janë mbyllur me barazim.

Përballja e fundit I takoi “romantikëve” (3-0), ndërsa të vetmën pikë këtë sezon, Shkupi e ka regjistruar ndaj Rabotniçkit më 4 tetor të vitit të kaluar kur ndeshja u mbyll barazim (1-1).

Ndeshja në mes Shkupit dhe Rabotniçkit, do të zhvillohet në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup, në orën 16.00.