Murati: Duam fitore për tifozët tanë dhe konfirmim të mbijetesës

Ndeshja midis Bashkimit dhe Makedonija Gjorçe Petrovit do të luhet sot në stadiumin e Gostivarit, në kuadër të raundit të 32-të, ose parafundit, të kampionatit vendas të futbollit.

Murati konsideron se kjo përballje do të jetë edhe një mundësi që futbollistët me më pak minutazh, të tregojnë cilësinë e tyre.

“Një ndeshje në shikim të parë, e parëndësishme, ku Makedonija Gj.P. tani më është ekip që ka rënë një kategori më poshtë, ndërsa Bashkimi ka siguruar mbijetesën duke iu shmangur balotazhit. Por ne, i kemi borxh tifozëve tanë, për ta fituar këtë ndeshje dhe për të vërtetuar në mënyrë sa më të mirë sportive se edhe pse ky sezon ishte i pari, ne dolem faqebardhë përkunder shume pengesave. Bashkimi dhe Kumanova meritojnë Ligën e Parë dhe ne duhet te vazhdojme asaj rruge. Shpresoj që në këtë ndeshje trajneri ynë t’i jep minutazhe edhe lojtarëve të talentuar të ekipit të cilët nuk kishin shumë mundësi për minuta të lojës, e njëherit ata janë ardhmëria jonë,” tha mes tjerash Adis Murati.

Nga 14 ndeshje në përgjithësi të zhvilluara mes këtyre dy skuadrave, Makedonija Gj.P. ka shënuatr fitore në 7 takime, ndërsa Bashkimi është gëzuar në 4 ndeshje, mes tyre janë edhe dy fitoret në këtë sezon. Ndërkohë 3 takime janë mbyllur me barazim.

Ndeshja në mes Bashkimit dhe Makedonija Gj.P. do të zhvillohet në stadiumin në Gostivar, në orën 16.00.