Më 10 shtator (e enjte) fillon shitja e biletave për ndeshjen Maqedoni–Zvicër

Federata e Futbollit të Maqedonisë informon opinion sportiv se shitja e biletave për ndeshjen Maqedoni – Zvicër, që do të zhvillohet më 26 shtator (e shtunë) në Arenën Kombëtare „Todor Proeski“ në Shkup, do të fillojë më 10 shtator (e enjte).

Çmimi i biletave varion nga 500 deri në 1.800 denarë, në varësi të bllokut dhe ulëses në tribuna. Bileta VIP kushton 3.000 denarë. Çmimet dhe vendet e disponueshme sipas blloqeve do të paraqiten në detaje në hartën e Arenës Kombëtare „Todor Proeski“, përmes platformës zyrtare të FFM-së për shitjen elektronike të biletave: eticket.ffm.mk

Në kuadër të ciklit të shtatorit të Grupit B të Ligës së Kombeve të UEFA-s, përfaqësuesja e Maqedonisë do të luajë edhe si mysafire në Slloveni. Biletat për ndeshjen Slloveni – Maqedoni, e cila do të zhvillohet më 29 shtator në stadiumin „Stožice“ në Lubjanë, do të dalin në shitje më 14 shtator.

Së shpejti do të publikohen edhe informacionet zyrtare për shitjen e biletave për ndeshjet Maqedoni – Skoci (3 tetor) dhe Zvicër – Maqedoni (6 tetor) në Lucernë.