Nga Bregalnica thonë: Vardari është favorit, por ne do të japim maksimumin

Pas dy sezonesh të kaluara në Ligën e Dytë, Bregalnica kthehet në skenën e Ligës së Parë. Ekipi nga Shtipi arriti në Ligën e Parë sezonin e kaluar, falë vendit të parë në Ligën e Dytë. Dhe ja sërisht "blutë" e Shtipit, garojnë përsëri në garën elitare.

Shorti i dha një mision të vështirë në raundin e parë. Ata do të luajnë në transfertë kundër kampionit aktual, Vardarit, në përpjekje për të bërë një surprizë të madhe kundër njërit prej favoritëve për titull, në sezonin e ri.

Edhe pse ia lënë rolin e favoritit Vardarit, nga kampi i ekipit nga Shtipi thonë se janë të gatshëm të japin maksimumin për një rezultat të mirë.

Përforcimi i ri për skuadrën nga Shtipi, Filip Aleksovski, shprehu përshtypjet e tij të para për klubin e ri dhe pritjet e tij nga ndeshja e sotme me Vardarin, si dhe nga sezoni i ri.

"Jam i lumtur që jam pjesë e këtij klubi. Që nga dita e parë jam pritur shumë mirë nga shokët e ekipit, stafi i trajnerëve dhe të gjithë në klub, kështu që kjo ma ka bërë shumë më të lehtë përshtatjen. Pres që të kemi një sezon të suksesshëm si ekip, të jemi konkurrues në çdo ndeshje dhe të arrijmë objektivat e klubit. Personalisht, ndihem maksimalisht i përgatitur dhe gati për ekipin, do të jap maksimumin tim në çdo stërvitje dhe ndeshje për të ndihmuar ekipin dhe shpresoj të shënoj shumë gola me të cilët do t'i bëj tifozët të lumtur. Për ndeshjen me Vardarin, e dimë se na pret një kundërshtar i vështirë, Vardari është favorit, por unë besoj në cilësinë tonë dhe nëse japim maksimumin tonë, mund të arrijmë një rezultat pozitiv në ndeshjen e sotme jashtë fushe", tha Filip Aleksovski.