Shkëndija kërkon fitoren, duke shpresuar te rezultati pozitiv nga Struga Trim Lum!

I vështirë është misioni i Shkëndijës në përpjekje për ta mbrojtur titullin në Ligën e parë të Maqedonisë. Skuadra tetovare do të duhet ta mposhtë AP Brera Strumica, ndërsa Vardar të humbasë ndaj Strugës, e më pas në xhiron e fundit ta mposhtë Vardar si mysafirë.

Pikërisht këtu tetovarët fillimisht do të duhet ta kryejnë obligimin e tyre, duke e mposhtur skuadrën e AP Brera nga Strumica.

Nuk kemi opsion tjetër përveç fitores dhe të presim një rezultat pozitiv për ne nga Struga. Derisa të ekzistojë edhe mundësia më e vogël, ne do të luftojmë. Qëllimi ynë sot është t’i fitojmë tre pikët, thonë nga tabori i Shkëndijës.

Dueli në stadiumin e qytetit në Tetovë fillon në ora 16:00.