Seleksionuesi i përfaqësueses së Maqedonisë në futboll, Goce Sedloski, deklaroi se ndeshjet miqësore kundër Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Turqisë do të jenë një mundësi për të provuar lojtarë të rinj dhe për ta përgatitur ekipin për ciklin e ardhshëm në Ligën e Kombeve.
Goce Sedloski theksoi se përpara na presin ndeshje kundër dy përfaqësueseve të forta dhe se ka probleme objektive për shkak të mungesave nga lëndimet në fund të sezonit. Prandaj, janë ftuar edhe futbollistë nga kampionati vendas, me qëllim që të konfirmohet potenciali dhe cilësia e emrave të rinj para sfidave në Ligën e Kombëve.
Nga secili futbollist do të nvaret nëse do të jetë me ne këtu. Të gjithëve u dëshiroj shëndet, të luajnë rregullisht dhe ta meritojnë ftesën për të qenë reprezentues të Maqedonisë”, deklaroi Goce Sedloski.
Ai theksoi se të gjithë lojtarët e thirrur do të kenë një shans,veçanërisht lojtarëve fillestarë!
Çdo gjë do të nvaret prej tyre ,të provojnë veten. Lojtarët e rinj luajnë si titullar në klube. Nvaret prej tyre se si përshtaten në sistemin tonë me lojtarët që kanë qenë në ekipin përfaqësues për një periudhë më të gjatë kohore, shtoi trajneri.
Të gjithë lojtarët që janë thirrur këtu, do të kenë një shans, varet nga ata që ta dëshmojnë veten. Ishim dakord me trajnerin e Bosjnës, Sergej Barbarez, që të bëjmë më shumë zëvendësime, që të jemi në gjendje të bëjmë 11 ndryshime në pjesën e dytë.
Përfaqësuesja e Maqedonisë do të luajë një ndeshje si mysafire në Sarajevë më 29 maj kundër Bosnjës dhe Hercegovinës në stadiumin Asim Ferhatoviç Hase", ndërsa më 1 qershor do të luajë në Stamboll kundër Turqisë në stadiumin "Sukru Saraçoğlu", me fillim në orën 19:30.





