Popzlatanov: Respekt për Shkendijën, por Makedonija GJ.P. luan futboll të mirë në shtëpi

Raundi i dytë në Ligën e Parë, për ekipin e Makedonija GJ.P. do të jetë premiera para publiku vendas. Në ndeshjen hapëse të sezonit të ri, "luanët" patën një detyrë të vështirë në transfertë në Strugë, ku humbën 2:0. Sot ata kanë mundësinë për një rikuperim dhe fitimin e pikëve të para të sezonit.

Në stadiumin Gjorce Petrov vjen kampioni aktual i futbollit vendor, Shkëndija, një skuadër që e hapi kampionatin e ri me një fitore 5:1 kundër Shkupit.

"Raundi i parë është gjithmonë i vështirë për t’u luajtur, veçanërisht nëse kjo do të thotë të luash jashtë fushe në Strugë. Një pjesë e madhe e humbjes ishte edhe fakti që nuk ishim të plotë. Ngadalë por me siguri po e kompletojmë veten, të huajt po na bashkohen, ende kemi disa lëndime, por as njëri dhe as tjetri nuk janë arsye për alibi. E analizuam mirë Shkendijën, e dimë me çfarë kundërshtari kemi të bëjmë. Nuk është rastësi që ata arritën sukses të madh në Evropë. Megjithatë, si çdo ekip, edhe Shkëndija ka dobësi, dhe ne planifikojmë t'i përdorim ato. Makedonija GJ.P. gjithmonë luan futboll të mirë dhe, mbi të gjitha, të fortë në shtëpi. Nuk do të jetë e lehtë për asnjë ekip të luajë në stadiumin tonë. Pres një luftë të madhe, maksimumin nga e gjithë skuadra dhe, sigurisht, përkushtim për një rezultat pozitiv", thotë Jovan Popzlatanov.