Kanë mbetur edhe dy ndeshje deri në fund të kampionatit dhe Rabotniçki dëshiron t’i luajë ato në mënyrën më të mirë të mundshme. Sot, në Arenën Kombëtare “Todor Proeski”, ata do të kenë një duel kundër Shkupit, ku zyrtarisht do të jenë mysafirë.
Plani i të zgjedhurve të Muarem Muarem është të arrijnë një triumf të sigurt.
"Do të luftojmë me nder deri në fund dhe duam sot të triumfojmë. Jemi një ekip më i mirë se Shkupi dhe do ta vërtetojmë këtë në ndeshjen e sotme. Kemi respekt për rivalin tonë, por duam tri pikë dhe do të luftojmë për to në fushë", tha mbrojtësi Xhastin Krantove.
Ndeshja midis Shkupit dhe Rabotniçkit është planifikuar të zhvillohet në orën 16:00 në stadiumin "Todor Proeski" në Shkup.





